Po shijonin pamjen para tyre, por vala gjigante merr me vete dhjetëra turistë (Video)

Një video interesante që po qarkullon në internet po bën xhiron e botës, për faktin se shfaq momentin kur një valë gjigante në territorin e kinës merr me vete dhjetëra turistë që po shijonin pamjet piktoreske.

Fun

28/09/2016 14:47

Njerëzit vazhdimisht mblidhen përgjatë lumit Qiantang në Hangzhou, për të shikuar për së afërmi fenomenin natyror të baticës, i njohur si më i madhi në botë i llojit të vet, transmeton Telegrafi.

1

Në momentin që uji ngritët larg dhe krijon valë gjigante, përplaset me barrierat e ndërtuara dhe shkaktohen përplasje spektakolare për turistët, ku në këtë rast ata përpihen nga vala.

Në videon e postuar në internet mund të shihet se si një burrë tërhiqet zvarrë me motoçikletën e tij, por hiq më mirë nuk shpëtoi as edhe një veturë që “notoi”.