Po rikthehet Flaka Krelani, paralajmëron këngën e re

Për pak kohë, këngëtarja Flaka Krelani është shkëputur paksa nga skena muzikore.

ShowBiz

16/10/2017 14:40

Tashmë ajo ka bërë të ditur se po vjen me një projekt të ri, të cilin e sjell në bashkëpunim me reperin Pancho City, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, këngëtarja këto ditë ka parlajmëruar se shumë shpejt do të vjen me këngën e re, e cila do të shoqërohet me videoklip.

Edhe pse nuk ka bërë të ditur se kur është data e lansimit të projektit të ri, pritet që kënga këto ditë të publikohet.

Kujtojmë që Flaka ishte konkurrente në edicionin e fundit të ‘Your Face Sounds Familiar’, ku u vlerësua për performancën e saj. /Lajmi.net/

flaka