Po pret të bëhet me fëmijën e tretë, Kim shfaq linjat për lakmi (Foto)

.

ShowBiz

29/09/2017 23:26

Kim Kardashian dhe Kanye West janë prindër të dy fëmijëve North dhe Saint.

Çifti po presin të bëhen prindër edhe të një fëmije të tretë, por të cilin nuk do ta lindë Kim, shkruan lajmi.net.

Fëmijën pritet ta sjellë në jetë një nënë surrogate e cila për këtë shtatzëni është paguar 75 mijë dollarë.

Sipas DailyMail, gruaja që po pret fëmijën e Kim dhe Kanye do të marrë nga 4.500 dollarë në muaj, në rast se ajo kryen lindjen me prerje cezariane do të marrë edhe 2 mijë dollarë shtesë.

Po ashtu, në rast se vajza surrogate (e cila shihet në fotografitë e siguruara nga DailyMail) sjell në jetë binjakë ajo do të shpërblehet edhe me 5 mijë dollarë.

Por, derisa këto lajme qarkullojnë për Kanye dhe Kim, kjo e fundit shfaqi linjat trupore në një fustan që vizatonte çdo pjesë të trupit. /Lajmi.net/