Po plakeni? Këto janë disa nga shenjat

Mosha thuhet se është thjesht një numër, sepse rëndësi ka si ndihesh në shpirt.

Fun

11/04/2018 22:34

Vjen një moment që disa gjëra që keni bërë dikur, nuk i dëshironi më. Ekspertët  kanë  dhënë disa arsye që ndikojnë në mënyrën  si ndiheni.

  1. Nuk po dilni më natën

Dikur ju preferonit jetën e  natës dhe ishit shumë aktivë, ndërsa tani preferoni të qëndroni më shumë në shtëpi. Kjo tregon se po ndiheni më të pjekur se dikur.

  1. Alkooli nuk është më pija juaj e preferuar

Ju po konsumoni më shumë pije të tjera , përveç  alkoolit. Në adoleshencën tuaj  nuk e konceptonit të dalurën pa pirë alkool, ndërsa tani preferoni pije të tjera pa alkool.

  1. Jeni më shumë  të qartë çfarë dëshironi në jetë

Në periudhën e adoleshencës, të gjithë jeni  konfuzë se çfarë doni të bëni  me jetën tuaj. Në momentin që ndiheni më të qartë me veten tuaj, atëherë ju vërtet jeni më të rritur.

  1. Nuk e stresoni më veten për pamjen e jashtme

Të dukesh bukur është respekt ndaj vetes.  Më parë  ju e vrisnit mendjen se çfarë do vishnit, apo çfarë do bënit më flokët tuaj, ndërsa tani e merrni më lehtë.

  1. Preferoni qetësinë

Më parë gjëja që shikonit kur shkonit diku, ka qenë muzika e lartë. Tashmë, sipas intv.al  ajo është zëvendësuar me qetësinë. Ju preferoni një vend të qetë, ku të relaksoheni.