Po patët probleme me zemër pasdite, QKUK nuk u ofron ndihmë

Në mungesë të kapaciteteve për të funksionuar 24 orë Klinika e Kardiologjisë në QKUK, qytetarëve u rekomandon zgjidhje tjetër.

Lajme

04/04/2015 19:31

Edhe pse zyrtarë të kësaj klinike lavdërohen se është rritur volumi i punës, aty nuk bëhet koronarografia e as intervenimi i rasteve të infarktit akut në orët e pasdites, e as gjatë vikendit, raporton KTV.

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Gani Bajraktari, i cili nuk ka pranuar të flasë para kamerave, nëpërmjet telefonit i ka thënë KTV-së se nuk ka kohë të merret vetëm me mediet, sepse ka punë shumë e agjendë personale.

Kësaj klinike i duhen 1.1 milion euro për të ngritur kapacitetet, të cilat mjete i kanë kërkuar në drejtorinë e SHSKUK-së, derisa Ministria e Shëndetësisë është zotuar se do ta mbështesë.