Po ndodhte vrasje, derisa vizitorët mendonin se po shihnin shfaqje

Një grua është sulmuar me thikë në Art Basel Miami – që është edhe panairi më i madh i artit në ShBA.

Bota

05/12/2015 22:18

Vizitorët në këtë panair në fillim nuk kanë lëvizur vendit për ta ndihmuar viktimën, sepse po mendonin se ishte pjesë e performancës.

Siyuan Zhao, një 24 vjeçare nga New York’u është arrestuar nën akuzën për tentim vrasje të një gruaje tjetër, transmeton Klan Kosova.

Viktima nuk është identifikuara por menjëherë pas këtij incidenti ajo është dërguar për në spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Sipas policisë, Zhao në një moment kishte bërtitur se “më duhet ta vrasë atë dhe dy të tjerë, dhe dua ta shoh atë duke gjakosur”.

Kjo ngjarje ka ndodhur afër ekspozitës së artistes Naomi Fisher, e cila është shprehur se dëshmitarët kanë menduar se janë duke shikuar një performancë arti.

“Një burrë eci drejtë meje dhe më tha se po mendonte se po shihte një performancë dhe që gjaku ishte fallso, por në fakt ishte i vërtetë”, u shpreh Fisher.

Madje vizitorët shkuan aq larg sa që kur policia vunë shiritat për vendin e krimit, ata prapë menduan se ishte thjesht një instalacion.

Një zëdhënës i Art Basel, është shprehur se ky ishte një incident i izoluar dhe nuk ka të bëjë fare me institucionin e tyre.