Po mos të ishte ky njeri, sot Majlinda nuk do të garonte për Kosovën (FOTO)

Shteti i saj, Kosova që ajo me ngulm dëshironte ta përfaqësonte, edhe kur nuk ia njihnin flamurin, dikur nuk është se i kishte qëndruar pranë.

Sport

13/08/2016 13:44

Majlinda Kelmendi ka arritur majat e suksesit në sport. Ajo sot është një medaliste e artë në Lojërat Olimpike për të hyrë në histori të Kosovës, që si shtet merr medalje qysh në debtumin në Lojërat Olimpike.

Ajo padyshim se këtë e ka bërë me punë dhe përgatitje të vazhdueshme, shkruan ORAinfo.

Shteti i saj, Kosova që ajo me ngulm dëshironte ta përfaqësonte, edhe kur nuk ia njihnin flamurin, dikur nuk është se i kishte qëndruar pranë.

Por është një politikan që Majlinda Kelmendi e çmon shumë dhe e ka thënë edhe vet se është një prej më meritorëve që Majlinda sot përfaqëson Kosovën.

Është ish ministri i Sportit, Memli Krasniqi, që tash udhëheq me Ministrinë e Bujqësisë.

Krasniqi kishte bërë përkrahje të madhe për ekipin xhudos, duke e ndihmuar vazhdimisht me financa por edhe duke krijuar shpërblimet për sportistët kulminantë. Në një deklarim publik, Majlinda kishte thënë se Memli Krasniqi është një prej personave që ka ndikuar në vendimin e saj që të mos pranojë ofertën e Azerbejxhanit.

Por edhe pse më nuk është ministër i Sportit, Memli Krasniqi iu ka qëndruar pranë gjithmonë ekipit të xhudos. Madje tash e ka edhe si një lloj detyre sepse që nga viti 2014, me vendim të Federatës së Xhudos, ai është bërë kryetar nderi.

Dikush e kritikoi, pse ai shkoi në Rio me ekipin e xhudos, por shihet se ai tashmë është pjesë e ekipit dhe përveç në Rio ai ka përcjellur edhe Nora Gjakoven në Lojërat Evropiane në Baku dhe në shumë gara të tjera ku xhudistët tanë janë shperblyer.

Por nuk është vetëm Majlinda që e vlerëson lartë mbështetjen e Majlindes. Është edhe trajneri Driton Kuka, ai që po ashtu kishte thënë se Memli Krasniqi duhej të mbetej ministër i Sportit edhe për një mandat.