Po meshkujt, çfarë duan më shumë në shtrat?

Meshkujt kanë dëshirat dhe fantazitë e tyre intime dhe në shumicën e rasteve nuk mjafton vetëm që partnerja të jetë e bukur apo të ketë një trup të tonifikuar për ta bërë atë për vete, por janë edhe disa faktorë të tjerë të rëndësishëm.

Lifestyle

22/09/2017 22:20

Më poshtë po listojmë se çfarë vlerësojnë më shumë meshkujt në shtrat:

Dëshira e femrës për të eksperimentuar
Meshkujt duan herë pas herë të eksperimentojnë, të provojnë pozicione si dhe vende të reja dhe një femër e cila është e gatshme të eksperimentojë bashkë me të, sigurisht që ndez dëshirën e tij seksuale.

Kur femra merr drejtimin nën kontroll
Meshkujve ju pëlqen herë pas here të udhëhiqen nga femrat në seks dhe vet të jenë pasivë duke shijuar lëvizjet dhe veprimet e partneres së vet. Një femër që ka iniciativë në shtrat e bën gjithnjë një mashkull për vete.

“Paturpësia” e femrës
Një mashkull çmendet pas një femre e cila është e “paturpshme” në seks dhe e cila nuk kompleksohet as nga trupi i saj dhe është e gatshme të “luajë” seksualisht me partnerin dhe të improvizojë skena të ndryshme duke e befasuar atë.