Po më shpërthen koka! 6 këshillat për të shmangur përsëritjen

Për fat të mirë, shumë dhimbje koke mund të pakësohen edhe pa ilaçe, gjë që do të të ndihmojë në uljen e nevojës për kokrra dhe për zvogëlimin e rrezikut për dhimbje të përsëritura.

Lifestyle

03/11/2017 22:03

Këtu janë disa këshilla për lehtësimine dhimbjes së kokës:

– Mbylli sytë dhe pusho për një çast.
Ulu në një dhomë të qetë dhe të errët, mbyll sytë dhe pusho pak. Pacientët me migrenë instinktivisht kërkojnë një mjedis të errët dhe të qetë, në të cilin mund të flenë për të paktën disa orë. Gjumi zakonisht e zvogëlon ose e largon plotësisht dhimbjen.

– Masazhoni qafën dhe tëmthat.
Fërkimi i qafës dhe i tëmthave mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe të lehtësojë dhimbjen e kokës prej tensionit.

– Ngrohe qafën.
Mundohu të vendosëshdiçka të ngrohtë pas qafës, në bazën e kafkës për të lehtësuar dhimbjen e tensionit. Nëse kjo nuk ndihmon, provo një pako akulli për të parë nëse kjo ju lehtëson.

– Qetësohu.
Medito, merr frymë thellë dhe përpiqu të përfytyrosh një imazh paqësor. “Mënyra të ndryshme qetësimi mund t’i ndihmojnë shumë pacientët që vuajnë nga dhimbjete kokës që vijnë prej tkurrjes së muskujve.

– Ul stresin.
Nëse ke një dhimbje koke të keqe, përpiqu të rrish larg nga stresi, seriozisht. Shmangi mjediset e zhurmshme, lëre punën pak më herët nëse mundesh, ose kërkoji partnerit të kujdeset për punët e përditshme ose për fëmijët.

– Bëj kujdes nga ato që ha dhe pi.
Ajo që ti fut në trupin tënd, mund të ketë një ndikim të madh tek dhimbja e kokës. Këshillohet kufizimi i kafeinës dhe alkoolit dhe shmangia e cigareve. Ushqimi i rregullt është i rëndësishëm, veçanërisht për njerëzit që kanë dhimbje koke nga sheqeri i ulët në gjak. Mos i shty vaktet, veçanërisht mëngjesin.

Dhimbja e kokës mund të të prishë veprimtarinë derisa të ndjehesh më mirë, por marrja e trajtimit të duhur mund të të ndihmojë të ndihesh më mirë dhe shumë më shpejtë se më parë. Në vend që ta kalosh ditën me dhimbje koke, merr kohë për t’u kujdesur për veten. Kokrrat mund ta ndalojnë pulsimin në kokë, por një qetësim dhe pakëz kohë për veten tënde mund të ndihmojë gjithashtu. /Lajmi.net/