Emrat e uzurpatorëve, AKP-ja i mban të fshehtë deri të hënën

Emrat e uzurpatorëve të pronave publike dhe shoqërore, do të publikohen të hënën në faqen zyrtare të internetit të AKP-së. Por këtë listë, aktualisht e listë e kanë vetëm tre zyrtarë të lartë të AKP-së. E gazetarët që shkruajnë për çështje ekonomike, deklarojnë se kjo punë nuk duhet të mbarojë vetëm me publikimin emrave.

Lajme

13/02/2016 17:54

Kryetari i Kuvendit të Kosovës,  Kasdri Veseli,  brenda dy javësh, ka mbajtur dy takime me Petrit Gashin, kryesuesin e  bordit të drejtorëve të  Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Takimi i fundit është mbajtur të premten. Pas takimit u tha se  të hënën, me 15 shkurt, do të publikohet lista e të gjithë atyre që kanë uzurpuar prona publike dhe shoqërore që nga viti 1999.

Të dyja palët janë pajtuar për këtë, duke thënë se ka ardhur koha për një vlerësim të procesit të privatizimit në Kosovë, që nga fillimet e tij e deri me tani.

Kjo, sipas tyre, bëhet në mënyrë që qytetarët të informohen se kush janë uzurpatorët me emër dhe mbiemër.

Faqja zyrtare e AKP-se

Por, lajmi.net mëson se lista e këtyre emrave po mbahet shumë e fshehtë.

Pas kontaktit me disa zyrtarë të AKP-së, mësohet se listën e kanë vetëm tre persona, pra drejtuesit e këtij institucioni. Asnjë emër i uzurpatorëve nuk mund të dalë në opinion para se ata të publikohen të hënën në faqen zyrtare të internetit të AKP-së.

Për këtë çështje, ka pasur shumë reagime. Dikush vlerëson se kjo është dashtë të ndodh shumë moti e të tjerë kanë kërkuar veprime, jo publikime listash.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani thotë se uzurpatorët dihet kush janë, por kërkon burgim të tyre.

“Ne nuk kemi nevojë me na tregu kush janë uzurpatorët. Ata i njohim, por nuk po mundemi me i largu prej pasurive tona. Ju që i keni listat, bëjeni befasi e nisjani prej të parit çoni në burg”, ka shkruar ai. /lajmi.net