Po kthehej nga koncerti, Noizy ndalohet nga policia

Reperi Noizy është shumë i zënë në këtë periudhë me koncerte në të gjitha trojet shqiptare.

ShowBiz

05/08/2018 09:41

Mbrëmë ai kishte paralajmëruar të performonte në Vushtrri dhe Pejë, por pas përfundimit të koncertit të parë atij i ndodhi e papritura, shkruan lajmi.net.

Derisa ishte në rrugë, Noizy u ndalua nga Policia e Kosovës, gjë të cilën e bëri të ditur përmes një imazhi postuar në rrjete sociale.

Arsyeja e ndalimit nuk është bërë e ditur nga reperi, megjithatë duket se asgjë nuk ishte serioze.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Noizy është “Toto”, këngë kjo në duet me Raf Camorën, që u prit shumë mirë nga publiku. /Lajmi.net/