A po ju vjen fundi uzurpatorëve? Veseli sërish takon drejtuesit e AKP-së

Nesër, e premte, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli takohet me drejtuesit e AKP-së.

Lajme

11/02/2016 20:47

Kështu njofton zyra e tij, e ky takim vjen pas takimit që patën pak ditë më parë këto palë mes vete.

Pas takimit do të ketë deklarata nga ta, e në takimin e fundit ata janë zotuar se do t’i mbrojnë asetet e shtetit.

Udhëheqësit AKP-së dhe kreu i Kuvendit, kanë thënë se deri në mars të këtij viti të gjitha pronat e uzurpuara do të kthehen nën autoritetin e Agjencisë.

Ndërkohë, janë zotuar se në ueb-faqen e Agjencisë brenda pak ditësh do të publikohen të gjithë emrat e uzurpatorëve të pronës shoqërore./Lajmi.net