A po ju pengon dhoma e gjumit të flini?

Mund të keni shpenzuar në një dyshek të shtrenjtë, qirinj ndriçues apo llamba me stil për të lexuar për dhomën tuaj të gjumit.

Lifestyle

09/11/2017 21:38

Por nëse ende përpëliteni para se të flini kjo pasi feng shui është jashtë sinkronit.

Arti i lashtë kinez tregon se si harmonizimi i “energjisë së mirë” ndikon në humorin dhe mirëqenien tuaj dhe Sarah McAllister jep disa këshilla të vogla për të ndryshuar në dhomën tuaj të gjumit.

Duke folur në vigjilje të librit të saj të ri “The Drems Architect” që del në janar, McAllister thotë se feng shui po aplikohet në shumë shtëpi teksa britanikët e shohin “energjinë e hapësirës” si ndikim në gjumin e tyre.

Mungesa e ballit të krevatit

Sarah thotë se njerëzit harrojnë të blejnë ballë krevati dhe përplasen me jastëkët, po ndërkohë ai është shumë i rëndësishëm.

“Krevati duhet të ndjehet si një strehë sigurie, jo një mjedis i improvizuar. Ju duhet një ball krevati i mirë, që është i rehatshëm dhe i sigurtë dhe nuk ka mangësi përmes murit. Ajo e stabilizon energjinë atje dhe e ndalon të largohet. Shmangni ball krevati të drejtë apo metalike.

Valët elektromagnetike

Shmangni një orë alarmi apo karrikim telefoni te koka e krevatit, si dhe metale të mëdha. “Materiale natyrale si druri, pambuku, leshi, mëndafshi janë më të preferuara se fabrikimet e poliestrës ta cilat elektrizohen”, thotë Sarah.

Sarah rekomandon përdorimin e teknologjisë japoneze të mirëqenies që të ndihmon “të rrisësh energjinë e hapësirës”, që nga filtri i ajrit, tek jonizuesit dhe dyshekët magnetikë. “Të gjitha këto të ndihmojnë për të mbajtur energjinë natyrale të trupit të mbrojtur ndaj streseve të ditëve moderne”, shpjegon ajo.

Qarkullim i varfër i ajrit në dhomë

Shumë njerëz nuk i hapin dritaret gjithë kohës, duke mbajtur vetëm ajrin e kondicionuar. Teksa yin (kin: çlodhje) është shumë e mirë për një gjumë të mirë, një energjie e madhe yin do të thotë se gjumi ka cilësi të dobët pasi nuk ka jetë në dhomë. “Qoftë dhe një dritare të vogël mbajeni të hapur, dhe do të shihni ndryshimin”, thotë Sarah.

Shumë dritë

“Dritë artificiale apo natyrale, nga telefoni apo ekranet e tabletëve ndërhyjnë në nivelin e melatoninës në trup, i cili drejton bioritmin tuaj natyral. Kur ju lexoni natën, në tablet apo telefon, trupi juaj regjistron dritën blu dhe mendon se janë orët e ditës, kështu që nuk bëhet gati për të fjetur. Përdorni opsionin “Candlelight” në pajisjen tuaj mes orës 7 pasdite e 7 të mëngjesit kështu që ekrani do të emetojë më pak dritë blu gjatë kësaj kohe, ose ideale do ishte ti fiknit fare”, përfundon Sarah.