Po injorohet nga Allegri, Lichtsteiner befason me skuadrën e re

.

Sport

17/12/2017 15:21

Marseille mund të përsërisë operacionin “Evra” me Juventusin.

Trajneri francez Rudi Garcia kërkon një mbrojtës me eksperiencë për të përforcuar ekipin që të përballojë të gjitha kompeticionet dhe Stephan Lichtsteiner do të ishte goditja më e mirë.

Mbrojtësi zviceran është në vitin e fundit të kontratës me bardhezinjtë dhe mund të largohet që në Janar, por vetëm me një kusht.

Juventusi duhet të gjejë një alternativë për vendin që do të lërë bosh Lichtsteinerdhe më pas do të jepte “ok” për largimin e 33-vjeçarit.