lajmi.net

Po fitojmë

Koalicioni AAK-LDD hapi fushatën në Prishtinë. Ramush Haradinaj rikujtoi frazën e famshme të periudhës së luftës ‘A po fitojmë”, e u përgjigj me një ‘Po’ të sigurt. Paralajmëroi befasi në rezultatin e 3 nëntorit.

Lajme

03/10/2013 14:18

Të vësh bast për rezultatin e AAK’së në zgjedhjet e 3 nëntorit është punë e vështirë. Sepse, Ramush Haradinaj ka thënë sot, në hapje të fushatës, se sikur në zgjedhjet e vitit 2009, edhe këtë radhë, AAK ka përgatitur befasi si për skeptikët ashtu edhe për optimistët.

Lideri i AAK’së është shprehur i bindur për fitore të madhe, duke e krahasuar atë me fitoren e madhe të Kosovës në luftën për çlirim.

Haradinaj ka ironizuar me “thashethemet” se AAK do të afrohet me këtë apo atë subjekt politik, duke thënë se edhe pas këtyre fjalëve, partia e tij ka dalë shumë e fuqishme në zgjedhjet e fundit.

“Më kujtohet se në vitit 98 apo 99 bëhej pyetja ‘A po fitojmë?’, pasi që ne flijoheshim për të dhe e dimë se fitorja na erdhi nga qielli nga miqtë tanë, e ne i themi edhe sot faleminderit. Shumë vjet më vonë, ne jemi bashkë këtu për të krijuar një fitore të re, pra një qeverisje fituese nëpër Komunat e Kosovës dhe në gjithë territorin e Kosovës”.

“Të gjithë shkruajnë se ne jemi të afërt me këtë apo atë parti, por mos harroni se ne jemi ne”.

“Ka pasur kohë kur na kanë thënë se ju nuk do të mbërrini një rezultat të mirë. Por, ne i kemi befasuar me dyfishin e votave paraprake. Më kujtohet sot katër vjet më parë, ne jemi takuar në zgjedhjet komunale në vitin 2009 dhe i kemi befasuar të gjithë, edhe skeptikët, por edhe optimistët më të mëdhenj, me rezultatin që e kemi arritur. E unë po i paralajmëroj, të gjithë ata që i bëjnë kalkulimet politike në Kosovë, të bëhen gati për një befasi në këto zgjedhje”.

Nënkryetari i AAK’së, Blerim Shala, kritikoi pushtetin komunal në Prishtinë për dështim në dhënien e shërbimeve elementare për qytetarët.

“Nuk ka justifikim që në tetorin e vitit 2013 Prishtina ka mungesë të ujit e ngrohjes, mungesë të parkingjeve e parqeve, mungesë të shërbimeve për qytetarët, por ka njëkohësisht para të tepruara në buxhet”.

Kandidati për Kryetar të Prishtinës i këtij koalicioni Besnik Tahiri tha se qytetarët e Prishtinës tash do të kenë mundësi të zgjedhin dy rrugë, atë keqqeverisjes së deritanishme dhe rrugën e vullnetit për punë .

“Njëra rrugë na mban tek një politikë dhe  menaxhim që i takon të kaluarës, kurse Prishtina ma shumë se kurrë ka nevojë për ndryshim dhe ndryshim vjen nga ata që kanë  vullnet për punë dhe energji për të ndryshuar dhe janë të pastër dhe në funksion të qytetarëve.”

Ndërsa, Kryetari i LDD’së, partisë në këtë koalicion, Nexhat Daci, ka thënë se ky koalicioni lidh dy anë pozitive të këtyre dy partive, atë të forcës dhe dijës.

“Premtojmë se me këtë fushatë do të kemi një fitore të sigurt. Kthehemi me vazhdimësi shpirtërore me forcën e pushkës dhe dijes bashkërisht”

03/10/2013 14:13

(Video: lajmi.net)

LM