Po ecte me biçikletë, vetura e përplasë për vdekje

Vetura ka përplasur për vdekje një person i cili po udhëtonte me biçikletë. Ngjarja ka nodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të “Librit Universitar” në Tiranë. 

Lajme

12/05/2014 00:36

Sipas informacioneve të policisë, shtetasi Shkëlqim Xhangolli 58 vjeç, u aksidentua nga një mjet. Fillimisht ai u plagos dhe u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë, por pa mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, raporton Ora News.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes duke ndaluar drejtuesin e mjetit. Ndërkohë që ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.