Po e urrejnë të gjithë, bëri këtë shaka me tragjedinë ajrore të Chapecoense (FOTO)

Humoristi australian, Adam Rozenbachs, është njeriu më i urryer i momentit në planet.

Sport

29/11/2016 20:57

Ai në momentin e rrëzimit të aeroplanit që barte skuadrën braziliane Chapecoense, ka bërë një postim në Twitter, postim tallës, duke mos qenë i informuar mirë se bëhet fjalë për një tragjedi të madhe, me të madhen viteve të fundit.

“Aeroplani që barte një ekip futbolli u rrëzua në Kolumbi. Të mbijetuarit u dëgjuan duke thirrur: penallti, penallti”, ishte postimi që bërëi Rozenbachs.

Kjo bërë që ai të irritojë jo vetëm ndjekësit e tij, por persona nga e gjithë bota, që e ofenduan në forma të ndryshme në rrjete sociale.

Duke parë se bëhet fjalë për një tragjedi të madhe, ai në fund ka kërkuar falje në Twitter.

“Keqardhjet e mia për postimin e mëparshëm. Nuk e imagjinova seriozitetin e situatës. Një mësim për ta mbajtur mend”, ka shkruar ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.