Po bëjmë më pak seks se në vitet ‘90. Ja kush e ka fajin.. – Lajmi.net
Po bëjmë më pak seks se në vitet ‘90. Ja kush e ka fajin..
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 20:59, 24 December 2017
Seksi është gjithmonë e më pak i pranishëm te qeniet njerëzore, sidomos vitet e fundit. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Archives of Sexual Behaviour” njerëzit po i kushtojnë më pak vëmendje aktivitetit intim në krahësim me 20 vjet më parë.

Janë marrë në studim sjelljet seksuale të 27 mijë personave nga viti 1989 deri në 2014-ën. Rezultatet janë të qarta. Ata kanë pasur në muaj 7 raporte seksuale më pak se para viteve “90 dhe 9 më pak se vitet e fundit të “90-ës.

Si të mos mjaftonte kjo sa më shumë ikin vitet kjo shifër zvogëlohet në 1,18 raporte çdo 12 muaj.

Duket se brezi i quajtur “Millenials” nuk e shohin seksin si prioritet në jetën e tyre. Vjen kjo sepse janë më të impenjuar apo sepse preferojnë “hobby” të tjera duke kaluar më pak kohë nën çarçafë?

“Është shumë e qartë se për të rinjtë kjo është një zgjedhje e bërë me vetëdije” – thotë Ryne Sherman, bashkautor i studimit.

Sipas ekspertëve kjo vjen sepse të rinjtë largohen nga shtëpia më vonë se në të kaluarën dhe nuk kanë shumë mundësi të të qëndruarit në intimitet me partnerët.

Në kohët moderne, jeta është ndryshe, më frenetike, punohet më shumë aq sa raportet në çift janë më të vështira.

Është kjo edhe arsyeja përse të rinjtë i dedikohen më shumë rrjeteve sociale si Facebook, Netflix dhe Instagram. Rezultati? Marrëdhëniet në çift po vdesin pasi po shuhet intimiteti.

Fjalët kyçe: Seksi

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Bubble Trouble
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bike Rivals