Po arratiseshin nga policia, vdes një shqiptar, lëndohen dy të tjerë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Rivolta d’Adda, ku një shqiptar humbi jetën dhe u plagosën dy të tjerë.

Lajme

14/10/2018 09:21

Sipas mediave italiane, 3 shqiptarët po përpiqeshin t’i largoheshin policisë me një makinë BMW të vjedhur.

Gjatë ndjekjes me shpejtësi të lartë, makina e tyre humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përmbysur disa herë në fushë.

Njëri prej shqiptarëve humbi jetën menjëherë. Ai është një 31-vjeçar me inicialet A.K. Ndërsa dy shqiptarët e tjerë u plagosën në gjendje të rëndë dhe u dërguan në spital.

Në automjetin e tyre u gjetën disa para dhe bizhuteri. Policia thotë se ata po arratiseshin pasi kishin kryer grabitje të banesave në atë zonë.