Po arratisej me veturë, policia e qëllon nga helikopteri (Video)

I dyshuari i dhunshëm, nuk ka arritur t’i ikë nëpër rrugët e një qyteti në Brazil, megjithëse bënte manovra të rrezikshme me veturë.

Bota

07/07/2015 22:46

Burri që ka kryer një varg krimesh, është munduar të ikë me veturë, por është ndjekur nga një helikopter nga Policia.

Meqenëse ai nuk i është bindur urdhrave, Policia ka filluar të qëllojë me armë të kalibrit të lart.

Rrugëtimi i tij ka ndaluar në një moment, kur ai është afruar pranë një gruaje që kishte përpara fëmijën në karrocë.

Sidoqoftë, ai është dorëzuar pa rezistencë, teksa ishte plagosur në këmbë. /Telegrafi/

YouTube player