Plumba ndaj dy të rinjve në Tropojë
Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri në Tropojë mbrëmjen e sotme.
Lajme
Sipas të dhënave të para që vijnë nga burime të policisë lokale, dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një kamion, kur në rrugën Dushaj – Lekbibaj, te vendi i quajtur Shkëmbi i Rajës, janë qëlluar me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar.
F.Markaj dhe E.Rosaj, të dy 26-vjeç janë transportuar në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autorët janë larguar në drejtim të paditur, pasi i kanë vënë flakën mjetit me të cilët udhëtonin dy të rinjtë.