Plot elegancë, Marina mahnitëse në dasmën e Sarës

Aksionarja e Top Medies, Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço janë kurorëzuar me martesë.

ShowBiz

13/08/2018 11:32

Çifti vendosën që dasmën ta realizonin në Como të Italisë, ku çdo detaj dukej përrallor, shkruan lajmi.net.

Të ftuar ishin shumë prej fytyrave publike, ndër ta edhe Marina Vjollca me bashkëshortin e saj, reperin Getoar Selimi.

Moderatorja dukej për mrekulli e veshur në një fustan të zi, të hapur tek këmbët, ndërsa dukej tejet atraktive.

Ajo pranoi shumë komente pozitive nga ndjekësit në rrjete sociale, të cilët e komentuan për dukjen në dasmën e Sarës dhe Ledionit. /Lajmi.net/

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on