Plisat vazhdojnë traditën, shpërndajnë dhurata për të varfërit(Foto)

Grupi i tifozëve nga Prishtina ka vazhduar traditën e tyre, pasi edhe këtë vit ka vendosur të shpërndajë dhurata për fëmijët, familjet e të cilëve nuk janë mirë ekonomikisht.

Sport

29/12/2014 17:25

Plisat sot ishin te Fusha e Pajtimit në kryeqytet, ku kanë ndarë disa dhurata për skamnorët e kësaj zone, të cilët nuk e presin Vitin e Ri ashtu si të tjerët.

Me këto dhurata simbolike por shumë të rëndësishme, Plisat janë munduar që sadopak të rikthejnë buzëqeshjen te fëmijët, dhe të gëzojnë zemrat e nënave të tyre.

Pas kësaj vizite, Plisat gjithashtu vizituan edhe Reçakun, duke ndihmuar edhe atje disa familje me dhurata të ndryshme.