Plisat, përshëndetje për serbët (Foto)

Grupi i tifozëve nga Prishtina, Plisat, i kanë dërguar një mesazh të qartë serbëve, në ndeshjen e basketbollit, ndërmjet Prishtinës dhe Cibonës.

Sport

26/11/2014 20:12

Ndeshja e basketbollit ndërmjet Prishtinës dhe Cibonës, padyshim që nuk ka kaluar pa ndonjë ironizim të mirë nga tifozët tanë për serbë.

Ata kishin përgatitur një pankartë ku shkruhej: “Shijojeni provokimin’, duke ironizuar mediat serbe, të cilët kohëve të fundit kanë shkruajtur se çdo ngritje e flamurit Kombëtares është një provokim.

Të shohim sesi do ta  mirëpresin serbët këtë gjest të tifozëve nga Kosova, të cilët janë të njohur për gjëra special, sidomos për kundërpërgjigjet e tyre ndaj serbëve.