Plisat paralajmërojnë Serbinë (FOTO)

Grupi i tifozëve ‘Plisat’, e kanë postuar një foto në faqen e tyre në Facebook në të cilën e paralajmërojnë Kombëtaren e Serbisë para përballjes me Kombëtaren e Shqipërisë.

Sport

21/09/2015 13:53

Në foton e publikuar nga ‘Plisat’, shihet heroi kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me fanellë të Shqipërisë, ndërsa përreth tij lojtarë me fanella të Serbisë të shtrirë për tokë.

Me anë të kësaj fotoje, ky grup i tifozëve ka mundësi t’a kenë ilustruar fitoren e mundshme të Shqipërisë dhe humbjen e Serbisë në përballjen që këto dy shtete e zhvillojnë në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2016”.