Plisat me talljen e vitit për Pejën dhe Mitrovicën

Në 17 vitet e pasluftës, rivaliteti më i egër ka qenë mes Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicës, ani pse herë pas here janë inkuadruar edhe ekipet nga qytetet tjera.

Sport

11/11/2017 20:07

Në futboll rivaliteti ka shtrirje më të zgjeruar, nga Gjakova, Peja e Prizreni që janë në Dukagjin, te Prishtina, Mitrovica apo Gjilani.

Mirëpo, një gjë e tillë s’mund të thuhet edhe për basketboll, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Në 17 vitet e pasluftës, rivaliteti më i egër ka qenë mes Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicës, ani pse herë pas here janë inkuadruar edhe ekipet nga qytetet tjera.

Kryesisht, këto tri qytete kanë “luftuar” për epitetin e kryeqytetit të basketbollit.

E këtë edicion, Sigal Prishtina është bindshëm më cilësore se Peja e Trepça, që mezi marrin pjesë në gara.

Këtë e kanë shfrytëzuar më së miri Plisat, duke goditur sonte me një koreografi pejanët e mitrovicasit.

Bardhekaltërit kanë pyetur ku janë kryeqytetet e basketbollit në sfidën ndaj Pejës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

“Jeni dorëzu para idollit, ku mbetën kryeqytetet e basketbollit?”, thuhet në mesazhin e Plisave.

Të paktën në këtë moment, vështirë se pejanët e mitrovicasit do të kenë përgjigje.