Plisat kundër Shaptahovicit

Kreu i Plisave, Albert Kastrati ka bërë të ditur se grupi i tifozëve të Sigal Prishtinës nuk do të lejojë transferimin e plejmejkerit të Pejës, Samir Shaptahovic.

Sport

14/08/2014 17:32

Plisat nuk do të lejojnë transferimin e plejmejkerit të Pejës, Samir Shaptahovic në Sigal Prishtinë.

Kampioni i Kosovës në basketboll raportohet se është shumë pranë angazhimit të Shaptahovicit. Por, grupi i tifozëve Plisat janë kundër ardhjes së tij.

Në fakt, kreu i Plisave, Albert Kastrati ka bërë një postim në Facebook duke kundërshtuar transferimin e plejmejkerit.

“Shum po vetin per Samir Pacovin qe a ka me ardh ne Prishtine , kryesia e Plisave, edhe krejt Plisat i garantojn qytetart e Prishtines se nje njeri qe e ka sha qytetin e Prishtines nuk munet me ardh edhe me lu ne Prishtine kurr, bile shumica e Plisave po edhe qytetarve jan deshpru shum ndaj kryesis te klubit veq qe kan menu nje transferim per samir pacovin, çka qe dyshoj shum qe ka me ju kushtu ky menim i keq me largim nga Prishtina konplet kryesis”, shkroi Kastrati.