Plisat kërcënohen me vdekje nga Serbët

Lajmet e ditës së sotme të publikuara në mediat serbe kanë bërë bujë të madhe për praninë e Plisave në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Tashmë grupi i tifozëve nga Kosova është kërcënuar rëndë nga disa Serbë.

Sport

22/09/2014 14:24

Telegraf.rs në mëngjesin e ditës së sotme ka publikuar një lajm, ku është raportuar prania e plisave në Serbi dhe rreziku që sjellë një gjë e tillë. Plisat në këtë lajm janë quajtur gjithashtu dhe ‘Huliganë’.

Sidoqoftë, serbët nuk janë frikësuar shumë nga ky raport, pasi në komente kanë shkruar kërcënime nga më të ndryshme.

Ja disa nga kërcënimet që Serbët i kanë bërë plisave:

“Grobarët do të jenë të pranishëm gjithashtu, mos kini merak…Do t’i varrosim midis stadiumit’.

“Mirësevini, mirëpo do të ktheheni shumë shpejtë”.

“Nuk kanë zemër ata për një gjë të tillë…Nëse amerikanët do vijnë, atëherë ndoshta ata do të bënin diçka”.

“Vetëm hajdeni, do të priteni shumë mirë! – ka shkruar njëri në shenjë ironie.

“Jemi duke ju pritur, ju lutem ejani sa më shpejtë. Nëse arrini ta kaloni Nishin atëherë është sukses për ju”.

“Padyshim që do të hani dajak të nxehtë. Jemi duke ju pritur”.