Plisat i propozojnë Prishtinës

Në ditën e të dashuruarve, grupi i tifozëve Plisat kanë konfirmuar dashurinë e tyre për klubin e zemrës. Para fillimit të ndeshjes mes Sigal Prishtinës dhe Dritës në kuadër të ETC Superligës së Kosovës në basketboll, Plisat shpalosën një porosi të jashtëzakonshme. “Trëndafilat janë të kuq, gjaku im është i kaltër, sot është dita e…

Sport

14/02/2014 18:20

Në ditën e të dashuruarve, grupi i tifozëve Plisat kanë konfirmuar dashurinë e tyre për klubin e zemrës.

Para fillimit të ndeshjes mes Sigal Prishtinës dhe Dritës në kuadër të ETC Superligës së Kosovës në basketboll, Plisat shpalosën një porosi të jashtëzakonshme.

“Trëndafilat janë të kuq, gjaku im është i kaltër, sot është dita e Shën Valentinit, andaj dua të jem me ty. Prishtinë, a dëshiron të martohesh me mua?”, shkruante në transparentin e Plisave, të publikuar në gjuhën angleze.

Kështu, përkrahësit e pandashëm të Sigal Prishtinës e konfirmuan edhe një herë tjetër dashurinë e pashtershme për klubin e tyre të zemrës, të cilit nuk ia kthejnë shpinën asnjëherë, as në mbrëmjen kur gjinia e bukur mund të pres përkujdesje më të veçantë prej tyre.