PlayStation me një aplikacion për mesazhe (Foto)

Përdoruesit e PlayStation tani do të bëhen më të lidhur me njëri-tjetrin.

Auto & Tek

10/12/2015 16:29

PlayStation pritet të lansojë aplikacionin për mesazhe për përdoruesit e iOS dhe Android.

Dërgimi i mesazheve në PSN përmes celularit tani do të jetë oferta e re e PlayStation, në mënyrë që përdoruesit e pajisjes së lojërave të jenë më të lidhur mes vete dhe të bashkëveprojnë më mirë, transmeton lajmi.net.

Aplikacioni i ri përmban një listë të miqve, të kategorizuar në mënyrën se si do të dëshironit t’iu dërgonit atyre ndonjë mesazh me tekst apo me zë.

Gjithashtu, në aplikacion ndodhen edhe disa emotikona, të dizajnuar në bazë të secilit personazh nga PlayStation. /lajmi.net

23509175281_66baa642ca_o1 23591574105_7a066f1756_o 23591574515_9eb8bf1568_o