‘PlayStation’ i ri klasik që do të dalë në dhjetor, ja çmimi i tij

Pajisja miniaturë “The Playstation Classic”, i cili do të lancohet në muajin e ardhshëm me një çmim prej vetëm 100 dollarësh, është pothuajse identik me Nintendo Nes Classic dhe SNES Classic.

Auto & Tek

11/11/2018 22:01

Ngjashëm me mini-konzolat e Nintendos, Sony po i përsërit disa nga elementet frustruese të lojrave 32-bit, duke përfshirë edhe mungesën e gamepadëve pa tel.

Sigurisht, konzola ka një kabllo më të gjatë prej 1.5 metrash, element i cili po konsiderohet si një plus i madh, transmeton lajmi.net.

Por Sony thotë se kontrollorët nuk mund të insertohen në pajisje të tjera USB, si PC ose PS4. Për fat të keq, nuk ekziston ndonjë buton në konzollë që t’iu kthejnë prapa tek menyja.

Pajisja fillon të shitet që nga 3 dhjetori me çmim prej 99 eurosh. Me pagesën e këtij çmimi, ju do të merrni dy konzola dhe dy CD të lojërave “Final Fantasy VII” dhe “Tekken 3”./Lajmi.net/