Platoja “legjendare” po pikon /VIDEO

Ndërtimi i Platosë mbi "Kurriz" në lagjen Dardani të kryeqytetit është në fazës finale, por punët duken se nuk janë kryer si duhet pasi që izolimi i ri nuk po e mban ujin.

Lajme

16/11/2017 18:37

Projekti më i madh i Shpend Ahmetit nuk është bërë si duhet. Ndonëse punët janë në fazën finale, izolimi i platosë nuk është bërë si duhet.

Lajmi.net ka bërë disa video gjatë ditës së sotme ku shihet duke pikuar shiu poshtë platosë.

Gjatë ditës së sotme paltoja ka pikuar në tre vende në afërsi të lokalëve, dhe në disa vende brenda tunelit.

Pronarët e lokaleve i kanë thënë lajmi.net, se platoja pikon sa here bie shi. “Pe shihni edhe vetë, sa herë bije shi duhet me vendos këtë kove”, tha pronari i butikut “Genti”.

Tenderin për Ndërtimin e Bulevardit e pati fituar kompania “Rexha”, me pronar Samir Rexha. Kjo kompani ka blerë pllakat dhe kubëzat nga kompania “R.U.B.”, ku bashkëpronar është edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Jusuf Ulaj, bashkëshorte e të cilit është motra e pronarit të kompanisë “Rexha”.

Por, ndërtimi i platosë në Kurriz i ka thyer limitet kohorë të zvarritjes. Kjo pasi, në qershor 2015, kompania “Rexha&Loni” dhe Komuna e Prishtinës kishin nënshkruar kontratë për ndërtimin e Bulevardit mbi “Kurriz” në lagjen “Dardania” në vlerë mbi 1 milion euro. Punimet ishin paraparë të kryhen për 180 ditë pune. Nga koha kur është lidhur kontrata e deri më tani janë bërë rreth dy vite e gjysmë. /Lajmi.net/

Më poshtë mund të shihni tri video, dy nga to poshtë lokalëve dhe një ndër tunel.