Platini vendos më 2014

Michel Platini ka shtyrë vendimin e tij nëse do të kandidojë për pasardhës të Sepp Blatterit në postin e presidentit të FIFA-së. Francez – president i UEFA-së – është ende duke konsideruar kandidimin për këtë post, edhe pse ka pranuar se do të jetë i “zemërthyer” për të që të largohet nga drejtimi i Federatës…

Sport

17/09/2013 17:30

Michel Platini ka shtyrë vendimin e tij nëse do të kandidojë për pasardhës të Sepp Blatterit në postin e presidentit të FIFA-së.

Francez – president i UEFA-së – është ende duke konsideruar kandidimin për këtë post, edhe pse ka pranuar se do të jetë i “zemërthyer” për të që të largohet nga drejtimi i Federatës evropiane të futbollit.

58-vjeçari gjatë një takimi mes Federatave evropiane në Dubrovnik tha se do të marr vendimin përfundimtar pas përfundimit të Kampionatit botëror 2014 në Brazil.

“Ende nuk kam vendosur se çka do të bëj në të ardhmen, dhe dua të kalojë edhe disa muaj shtesë për të menduar. Do të vendosi gjatë ose pas Kampionatit botëror dhe jo më herët”, deklaroi ish reprezentuesi francez.