Platini: Ky është vendimi im

Michel Platini nuk do të kandidojë për të parin e FIFA-s.

Sport

07/01/2016 19:57

Francezi Michel Platini ka vendosur të tërhiqet nga kandidimi për t’u shpallur president i FIFA-s.

“Përfundimisht jam tërhequr, unë nuk do të kandidojë”, ka deklaruar Platini për “L’Equipe”, përcjellë “Lajmi.net”.

Tërheqja e Platinis besohet që është bërë për shkak të përfshirjes së tij në skandalin e korrupsionit.