Platini ia jep dy medalje Ronaldos

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini duket se ishte aq i mahnitur me paraqitjen e Cristiano Ronaldos në ndeshjen e Superkupës së Evropës sa që tentoi t’i jepte atij dy medalje të fituesit.

Sport

13/08/2014 09:52

Paraqitja fantastike e Cristiano Ronaldos që shënoi të dy gola për Real Madridin në fitoren ndaj Sevillas në Superkupën e Evropës ka impresionuar Michel Platinin.

Presidenti i UEFA-së për pak sa nuk i dha portugezit dy medalje.

Kampioni i Evropës fitoi pa problem kundër rivalit spanjoll në Cardiff City Stadium pasi Ronaldo realizoi nga një gol në secilën pjesë të lojës duke udhëhequr ekipin e Carlo Ancelottit drejt trofeut të parë në sezonin e ri.

Dhe, Platini ishte aq i mahnitur nga paraqitja e Ronaldos sa që konsideroi ish yllin e Manchester Unitedit të vlefshëm për dy medalje, para se portugezi ta përkujtonte se i mjafton një.