Platini: Futbolli po vuan për shkak të Blatterit

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini ka lansuar një sulm në drejtim të Sepp Blatter, duke thënë se futbolli po vuan për shkak të atij.

Sport

07/09/2014 09:55

Platini ka thënë se futbolli po vuan për shkak të mbizotërimit të Blatterit, duke shtuar se nuk do të ishte i befasuar nëse 78 vjeçari do të zgjidhet përsëri president i FIFA-së në 2019.

“Unë nuk isha frikacak dhe nuk kisha fare frikë nga Sepp Blatter. Unë nuk vendosa për FIFA-n, por për UEFA-n. Unë ende e konsideroj kandidat vetën time në të ardhmen”.

“Unë mendoj se Blatter nuk duhet të kandidojë përsëri. FIFA ka një reputacion të tmerrshëm, i cili po prishet edhe më shumë nga Blatter”.

“Futbolli po vuan. E njoh Blatterin dhe nuk do befasohem nëse ai do të zgjidhet përsëri president në 2019”, tha Platini.