Plas sherri në Byron Kosovare të Sigurimit, përleshën drejtorët?

Këto burime po ashtu kanë thënë se rasti ka shkuar në polici dhe personat e përfshirë janë lëshuar në procedurë të rregullt.

Lajme

15/06/2016 22:12

Në Byron Kosovare të Sigurimeve ka plasur sherri. Burime të Lajmi.net kanë bërë të ditur se ka pasur përleshje fizike ndërmjet drejtorit të përgjithshëm dhe drejtorit të departamentit të dëmeve.

Këto burime po ashtu kanë thënë se rasti ka shkuar në polici dhe personat e përfshirë janë lëshuar në procedurë të rregullt.

Lajmi.net nuk ka mundur ta konfirmojë zyrtarisht përleshjen, pasi që askush nga Byroja Kosovare e Sigurimeve nuk është përgjigjur në telefon.

Ajo që dihet është fakti se që nga 6 qershori BKS-ja ka shpallur konkurs për Drejtor Ekzekutiv. /Lajmi.net/