‘Plas sherri’ mes Robert Berishës, Zaimina Vasjarit dhe Ronela Hajatit, ‘live’ në emision

Robert Berisha, Zaimiana Vasjari dhe Ronela Hajati ishin mysafirë të radhës në emisionin e Luana Vjollcës.

ShowBiz

21/10/2018 18:23

Pjesë e rubrikës ‘Ndaje ose haje’ e cila vjen në kuadër të ‘Shiko kush luan’ ishin tre këngëtarët e mirënjohur: Robert Berisha, Zaimina Vasjari dhe Ronela Hajati.

Në një moment ka qenë Roberti ai i cili foli për pagesën më të vogël dhe atë më të madhe që e ka marrë në një natë në koncert.

Mirëpo reagimi i Zaiminës e shtyri të inkuadrohet edhe Ronela Hajatit kështu duke’ plasur sherri’ mes tyre.

‘’Shumë pak, shumë pak… në kohën time, pa 5000 [euro] nuk shkonim,” i kthehet Zaimina me të qeshura. “Po unë këndoj nga e hëna në të shtunë, ju një herë në jetë,” godet Roberti. “Më mirë pak e saktë,” përpiqet sërish Zaimina.

Ronela, nga ana tjetër e tavolinës, tentoi të shpëtonte situatën duke thënë se kur këndonte Zaimina, Roberti s’ishte fare pjesë e tregut muzikor. “Në vitin 1994, unë kam ardhur në sheshin Skënderbej nga Kukësi pas 14 orësh rrugë për të bërë muzikë. Nëse po flasim për muzikë,” tha Roberti. “Vazhdojmë, o këngëtare playback-u.” “Mua të më vish anës ti e të tërë,” i kthehet Ronela sërish me të qeshur dhe bazuar në fytyrën e Robertit duket se i ngeli goxha hatri. /Lajmi.net/