Plas sherri mes banorëve pas përfundimit të BBA9: Shitesh për 10 mijë lekë… (Foto)

Të shtunën ka qenë finalja e madhe e “Big Brother”, në të cilën u shpall çifti fitues Danjel-Fotini.

ShowBiz

26/06/2017 15:11

Por duket se pavarësisht se loja ka marrë fund, një tjetër “Big Brother” është duke ndodhur ende jashtë shtëpisë.

Një zënkë sociale ka ndodhur mes dy banoreve, Xhenit dhe Donës, një debat i cili ka arritur edhe në ofendime personale.

Xheni ka postuar disa shkrime në Instastory në të cilat u drejtohet ish-banoreve ku shkruan:

“Shitesh për 10 mijë lekë (o falas) për të dalë në videoklip e pastaj the se unë nuk të vij ty dhe asaj tjetrës (se vetëm si biba jeni sjellë) as te maja e këpucës, kur ishe e para që je munduar të ishe si unë. Po harron se ka vetëm një origjinale. Kur përmend emrin tim pastroje gojën”,- ka shkruar Xheni.

“Ofendimi që vjen nga balat nuk më bën pis”.

Mendohet se Ambra dhe Dona janë shprehur kundër Xhenit në një video “live” në Instagram dhe thuhet se këto fjalë të ish-banores u drejtohen pikërisht atyre.

Nga ana tjetër, në Instastory-n e Musës është postuar një foto me shkrim.

“Bla bla bla. Më pëlqen kur flisni për ne. U bëre si fansat e tu, fëmijë!”