Plas debati gjatë kafes, Fino ngre tonet ndaj Dukës

Mësohet se ka pasur një debat me tone të ashpëra dhe Bashkim Fino i ka kërkuar Dukës llogari për njëanshëri në Asamble, transmeton "Panorama Sport".

Sport

07/02/2018 11:11

Të dy kandidatët për president, janë ulur së bashku në barin e hotelit, për të konsumuar një kafe gjatë 15 minutëshit të pushimit, të shoqëruar edhe nga Koço Kokëdhima.

Mësohet se ka pasur një debat me tone të ashpëra dhe Bashkim Fino i ka kërkuar Dukës llogari për njëanshëri në Asamble, transmeton “Panorama Sport”.

“Si mund te me lesh mua ne fund te salles?! Cfare je ti qe mendon se mund t’i trajtosh njerezit keshtu? Ku ka moral kjo pune? O Koco, do e beje kete ti po te kishe qene ne vend te ketij (Dukes)?”, i është drejtuar Fino, presidentit aktual.