Plani i Nasuf Aliut të AKR-së për Vushtrrinë

Nasuf Aliu, kandidat i AKR-së për Vushtrri, vlerësoi që kjo komunë ka një të ardhme të pasigurt, probleme në fushën e arsimit, shëndetësisë e ekonomisë, si dhe në veçanti gjendje të rëndë sociale.

Lajme

12/10/2017 22:01

Aliu tha se AKR-ja ka përpiluar një program me qëllim të adresimit të këtyre problemeve, me moton “Ne i shërbejmë Vushtrrisë”.

“Planprogrami ynë ka 30 prioritete në të cilat përfshihet reformimi i administratës, ngritja e transparencës, themelimi i fondit për zhvillimin e ndërmarrësisë e ndërtimi i shkollës, çerdheve dhe sallës sportive” deklaroi Nasuf Aliu.

Veç kësaj Aliu, nw Magazina Lokale, premtoi edhe themelimin e Drejtorisë për Bujqësi, ndërtimin e qendrës për grumbullimin e patateve, shtrirjen e ujësjellësit nëpër fshatra si dhe mbështetje për agrozonën dhe zonën turistike.