Plani i Milanit për të transferuar lojtarin më të kërkuar në Evropë

Pjesa më e madhe e skuadrave evropiane është e interesuar për Sergej Milinkovic-Savic.

Sport

13/08/2018 17:39

Mesfushori serb ka qenë objektiv i shumë skuadrave këtë verë, përfshirë Real Madridin, Manchester Unitedin e Juventusin.

Pavarësisht shumë refuzimeve të bëra nga presidenti i Lazios, Claudio Lotito që po kërkon 120 milionë euro për lojtarin, është skuadra e Milanit që ka hartuar një plan për të arritur deri te 22 vjeçari.

Skuadra e Milanit duke kërkuar t’iu përmbahet rregullave financiere të UEFA-s, është e gatshme të ofrojë këtë verë 40 milionë euro për Savicin dhe kartonin e Bonaventuras, ndërsa 55 milionë tjera në vitin e ardhshëm.

Mbetet të shihet nëse kjo ofertë do të bind presidentin e Lazios, Claudio Lotiton./Lajmi.net/