Plani i madh i Barcës, shkëmbimi Malcom – Willian

Braziliani Malcom e ka thuajse të pa mundur të gjejë hapësira në planet e Ernesto Valverdes.

Sport

04/11/2018 15:18

Së fundmi, raportime nga “La Sexta” bëjnë të ditur se Barca po planifikon që lojtarin ta shkëmbejë me yllin e Chelsea, Willian, transmeton lajmi.net.

Kampionja në fuqi e Spanjës ka dërguar oferta për Willian edhe gjatë kësaj vere, mirëpo të gjitha u hodhën poshtë nga drejtuesit e skuadrës nga “Stamford Bridge”.

Gjithsesi, katalunasit ende e dëshirojnë 30 vjeçarin dhe po mendojnë që ta shfrytëzojnë “kartën” Malcom për të siguruar shërbimet e tij.

Mbetet të shihet nëse një lëvizje e tillë do të ndodh në janar. /Lajmi.net/