Plani i Liverpoolit

Brendan Rodgers dëshiron ta mbajë Liverpoolin në mesin e gjashtë pozitave të para, para rihapjes së afatit kalimtar në janar. Gjiganti nga ‘Anfield Road’ ka vetëm dy pikë më pak se lideri Arsenal, pas pesë xhirosh në Premierligë. Menaxheri Rodgers shpreson që mungesa e shpërqendrimit nga paraqitja në League Cup – ku u eliminuan në…

Sport

27/09/2013 22:00

Brendan Rodgers dëshiron ta mbajë Liverpoolin në mesin e gjashtë pozitave të para, para rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Gjiganti nga ‘Anfield Road’ ka vetëm dy pikë më pak se lideri Arsenal, pas pesë xhirosh në Premierligë.

Menaxheri Rodgers shpreson që mungesa e shpërqendrimit nga paraqitja në League Cup – ku u eliminuan në mesjavë pas disfatës 1-0 në Old Trafford nga Manchester United – do t’i ndihmojë ekipit të fokusohet më tepër në Premierligë.

“Tani mund të përqendrohemi në ligë deri për Krishtlindje. Duhet të përkujdesemi që të jemi në mesin e gjashtë pozitave të para dhe të vazhdojmë të luftojmë, me shpresë të angazhimit të përforcimeve të reja”, deklaroi ai.