Plani i jashtëzakonshëm i Osasunas për ta ndalur Messin

Pasi panë shkëlqimin e Messit në Santiago Bernabeu ndaj Real Madridit, lojtarët e Osasunës duhet të jenë të frikësuar nga përballja me të.

Sport

25/04/2017 23:17

Osasuna nesër (e mërkurë) do të jetë mysafire e Barcelonës në Camp Nou.

Skuadra e Osasunës renditet në vendin e fundit në La Liga, por si mund një skuadër e pozitës së 20-të të ndal Barcelonën dhe Lionel Messin.

Edhe pse janë skuadra që kanë pranuar më së shumti gola këtë edicion, 75 gjithsejtë, skuadra e Osasunas tashmë ka bërë gati planin  anti-Messi, që ne shpresojmë se ajo është vetëm një shaka.

“Unë ju kam thënë lojtarëve të mi se kemi nevojë për një plan se si ta ndalim Messin, dhe ata thanë se na duhen një palë pranga dhe një pistoletë”, ka deklaruar trajneri i Osasunës, Peter Vajilijeviq./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy