Plani i Gruevskit për protestat e 17 majit, mobilizon edhe ushtrinë

Thuhet se një i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë, informon se qeveria është shumë e përgatitur për protestën e 17 majit dhe, sipas tij, pas zhvillimeve të djeshme, ka vendosur të aktivizojë të gjitha potencialet e policisë, por që do të jetë e angazhuar dhe ushtria.

Lajme

06/05/2015 16:29

Siç thuhet në mesazhin që qarkullon në rrjetet sociale, në këtë protestë të paralajmëruar, MPB do të vendosë punonjës të sigurimit shtetëror SGS, si parapolicë para ndërtesës së, për t’a mbrojtur këtë ndërtesë, nëse policia refuzon ta bëjë një gjë të tillë.

“Të dashur, Unë punoj në Ministrinë e Punëve të Brendshme mbi 15 vjet. Tani unë do të këshillojë kundër atij regjimi. Jo vetëm njësinë speciale përreth qeverisë, por edhe diçka tjetër do të ketë. Pas ngjarjes së natës së fundit para Qeverisë, VMRO-DPMNE dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë të gatshëm. Ky është plani për 17 maj. Ndërtesa e RTVM do të jetë e ruajtur nga mbi 250 njësitë speciale të policisë. Gjithashtu do të rrethohet Parlamenti, gjykatat më të mëdha të tilla si Kushtetuese, Lartë, apelit, vila në Vodno. Për sigurinë e Qeverisë do të jenë të angazhuar mbi 4700 policë nga e gjithë Maqedonia, dhe rreth qeverisë do të ketë më shumë se 900 anëtarë të SGS së Mijalkovit, njerëzit të cilët janë parapolicë të tij. Ata do të jenë mbi qeverinë në rast se policia refuzojnë dëgjueshmërinë. Në protestat do të angazhohen mbi 2.000 ushtarë të ushtrisë që do të kenë veshje të policisë, e jo veshje ushtarake. Përgatiten topa uji, hermelinë, automjete të blinduara dhe tanke të reja të blera nga Turqia, të cilat nuk janë përdorur asnjëherë. Kazermat do të jenë gati. Por diçka nuk kanë parashikuar. Ata janë populli. Nëse ka masë, e gjithë kjo do të dështojë. Ejani të gjithë! Me një masë të madhe me siguri do të ketë sukses! Më besoni! “, shkruan në mesazhin e tij.