Plani i futbollistëve të Barcelonës kundër Guardiolës

Futbollistët e Barcelonës kanë një plan, ata dëshirojnë ta rrëzojnë Bayern Munichun në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke iu hakmarrë trajnerit Pep Guardiola për largim nga klubi.

Sport

25/04/2015 14:55

Skuadra e Barcelonës dëshiron t’i hakmerret Pep Guardiolës.

Kështu shkruan e përditshmja sportive spanjolle “Marca”.

Pa marrë parasysh se Guardiola e udhëhoqi gjigantin katalan drejt triumfit historik gjatë kohës sa ishte trajner, futbollistët ishin të pakënaqur me largimin e tij dhe tani e kanë rastin që t’i hakmerren atij.

E kjo mund të ndodh në ndeshjet gjysmëfinale kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.