“Planeti X do të shkatërrojë Tokën” – Lajmi.net
“Planeti X do të shkatërrojë Tokën”
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 21:48, 15 May 2017
Korrikun e vitit të kaluar, një grup shkencëtarësh dhe teoricienësh të hapësirës dolën me një hipotezë që përforconte ekzistencën e atij që tashmë quhet si “Planeti X”.

Bëhet fjalë për planetin e dhjetë të sistemit tonë diellor, i cili besohet se ka një masë rreth dhjetë herë më të madhe se Toka dhe kryen një rrotullim të plotë rreth Diellit çdo 20 mijë vite, shkruan Top Channel.

Megjithë përmasat gjigante që përflitet se ka ky planet, deri më sot asnjë teleskop njerëzor nuk ka arritur ta provojë ekzistencën e tij, ndaj hipoteza e shkencëtarëve në fjalë u bazua tek një fakt; pjerrësia e sistemit tonë diellor.

Sipas këtyre studiuesve, forca gravitacionale e “Planetit X” është ajo që “anon” sistemin tonë diellor, duke bërë që ai të mos qëndrojë në pozicion të drejtë dhe këtë ja faturojnë trajektores së çrregullt e këtij planeti.

E nisur nga kjo, sot konspiracionistët flasin për skenare të errta.

Njëri prej tyre është David Meades, konspiracionist i njohur në forumet online. Këtë herë ai flet me bindje se në ditët e para të gushtit, Toka do të përfshihet nga supërtërmete dhe tsunami që do të shfarosin më shumë se gjysmën e njerëzimit dhe fajtor për gjitha këto do të jetë “Planeti X” që do të afrohet ndjeshëm me “shtëpinë tonë”, aq sa fusha e tij gravitacionale do ta shkatërrojë atë. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Bota, Planeti X

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Berry Rush
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bow Master