Planeti i zbuluar nga Nasa, marketing shkencor?

"Shkenca bëri gjithashtu marketing teksa e shiti zbulimin e Tokës së re Kepler 452b". Ky është përfundimi i Roberto Cingolani, fizikant dhe njëkohësisht drejtor shkencor i Institutit Italian te Teknologjisë në Xhenova.

Fun

25/07/2015 15:30

Planeti, i cili u konsiderua si i ngjashëm deri diku me Token, zgjoi kuriozitet, ndërsa për profesorin, shpallja më e fundit e NASA-s i përngjante një filmi Hollyëood-i. Sipas tij, është me të vërtetë mbresëlënës numri i koicidencave të ngjashmërisë me karakteristikat e planetit tonë.

Por edhe pse ky zbulim u prit me shumë entuziazëm nga njerëzit, disa profesorë të astrofizikës përfshirë edhe Cingolanin, i mëshojnë idesë se është e pamundur për ne, që të arrijmë këtë trup qiellor pasi ndodhet 1.400 vite-dritë larg, një distancë e papërshkrueshme dot. Ndërkohë që nga ana tjetër agjensia hapësinore amerikane e Nasës, beri këdo të besonte se planeti i ri mund të shihet si Toka e ardhshme për gjeneratat në vijim.

Megjithatë ekspertë të tjerë e shpjegojnë edhe me faktin se në vitet e ardhshme shkenca do të bëjë hapa galopante, të cilët mund të zvogëlojnë edhe distancën për të shkuar në planetin e ri, pjesë e nje progresi të pa imagjinueshëm. Një gjë është e sigurtë se ky zbulim i hap rrugën kërkimeve të mëtejshme shkencore, të cilat duan fonde të mëdha për tu vënë në zbatim.

Ndërsa një profesor i astrofizikës nga universiteti i Kalifornisë shton se profecia, e cila thotë se zbulimi i Kepler 452b paralajmëron fundin e Tokës, janë zëra të kotë që duan të ndjellin panik. Siç shkruan edhe Daily Mail fundi i botës nuk është afër në fund të fundit, të paktën deri në vitin 2100.

Shkencëtarët tani kanë filluar të përdorin modelin kompjuterik për të parashikuar se kur do të shterohen gjithë burimet e jetës në Tokë. Ky fakt nuk i përngjan një skenari filmi hollivudian, sikurse me planetin Kepler 452 b, dhe shkencëtarët britanikë nuk janë pesimistë si më parë. Sipas tyre jetëgjatësia në tokë është zgjatur por për të mbajtur këtë ritëm duhet me pak ndotje, më shumë ushqim dhe zgjerim të rrjetit të telekomunikacionit.

/ Top Channel