Plan kundër Suarezit

Steven Gerrard ka thënë se Anglia duhet të planifikojë tani se si ta ndalë Luis Suarezin në garën e vitit të ardhshëm në Kampionatin botëror. Shorti përcaktoi Anglinë në grup me Uruguain, dhe Gerrard beson se bashkëlojtari i tij nga Liverpool duhet të ketë përkujdesje të veçantë në Brazil. “Kur u tërhoq shorti për Kampionatin…

Sport

25/12/2013 13:10

Steven Gerrard ka thënë se Anglia duhet të planifikojë tani se si ta ndalë Luis Suarezin në garën e vitit të ardhshëm në Kampionatin botëror.

Shorti përcaktoi Anglinë në grup me Uruguain, dhe Gerrard beson se bashkëlojtari i tij nga Liverpool duhet të ketë përkujdesje të veçantë në Brazil.

“Kur u tërhoq shorti për Kampionatin botëror gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte Suarez”, deklaroi Gerrard për Sky Sports News.

“Ne duhet ta mbajmë atë të qetë. Mendoj se Luis është në formë të jashtëzakonshme dhe kur është në nivel të tillë është pothuajse i pandalshëm. Kur ndesheni me të, ju duhet të keni një plan të lojës për futbollistë individual, duke u munduar t’i ndalni, dhe mendoj se duhet ta krijojmë atë për në Brazil”, u shpreh kapiteni i Liverpoolit.

“Stafi teknik me siguri se ka filluar të përgatit një plan se si ta ndalim atë, sepse është aq i mirë. Jam i sigurt se do ta gjejmë planin dhe pas përfundimit të sezonit edhe unë do të ndihmoj në krijimin e tij”, përfundoi Gerrard.